BREJTËSIT

Brejtësit më të zakonshëm janë miu i shtëpisë (m. musculus), miu i çatisë (r.rattus) dhe miu i norvegjisë (r. norvegicus) Ato janë aktivë zakonisht gjatë natës, ushqehen me shumëllojshmëri ushqimesh, por preferojnë drithërat. Minjtë zakonisht ecin sipas një rruge të përcaktuar për në vendin e ushqyerjes duke lënë një njollë ose gjurmë. Minjtë ndërtojnë strofulla, të cilat mund të jenë midis mallrave të ndryshëm, në grumbujt e mbeturinave, në çati ose në tokë. Minjtë kanë shikim të dobët. Ata zbulojnë lëvizjen me anë të mustaqeve të tyre, të cilat janë organe të prekjes të zhvilluara mirë. Kanë nuhatje të mprehtë dhe janë alpinistë, kërcyes dhe notarë të mirë.
Aktivitetet e minjve rezultojnë në dëmtimin e strukturave urbane dhe një shumëllojshmëri të gjerë të mallrave të konsumit.
Ato janë gjithashtu një kërcënim i madh për shëndetin e njeriut për shkak të aftësisë së tyre për të përhapur sëmundje infektive.