MISIONI

METANI GREEN OFRON ZGJIDHJEN DHE MERR PERSIPER DEZINFEKTIMIN, DEZINSEKTIMIN, DERATIZIMIN & PASTRIM E TE GJITHA LLOJEVE TE SUBJEKTEVE. ---- METANI GREEN OFRON ZGJIDHJEN DHE MERR PERSIPER DEZINFEKTIMIN, DEZINSEKTIMIN, DERATIZIMIN & PASTRIM E TE GJITHA LLOJEVE TE SUBJEKTEVE. ----METANI GREEN OFRON ZGJIDHJEN DHE MERR PERSIPER DEZINFEKTIMIN, DEZINSEKTIMIN, DERATIZIMIN & PASTRIM E TE GJITHA LLOJEVE TE SUBJEKTEVE.----

Një  rol thelbësor në zhvillimin e biznesit të kompanisë Metani zë përgjegjësia sociale. Parimi kryesor, përmes aktiviteteve të përgjegjësisë sociale është ndërtimi i një shoqërie më të mirë duke kontribuar në zhvillimin e gjithanshëm ekonomik përmes një përkushtimi të vazhdueshëm për minimizimin e ndikimeve negative në mjedis, maksimizimin e sjelljeve etike. Kjo, në mënyrë për krijimin e vlerës përmes performancës së përgjegjëshme, mbrojtjes së mjedisit tonë dhe të komuniteteve në të cilat ne operojmë, si edhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Kompania Metani ka qënë aktive në përmbushje të objektivave në funksion të përgjegjesive sociale të korporatës, si një element pozitiv dhe progresiv i kompanive bashkëkohore, pasi preparatet e përdorura në mjedis, ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e produkteve përfundimtare që konsumojnë individët. Për këtë, kompania është angazhuar të ketë në portofolin e saj produktet më cilësore dhe inovative, të shoqëruara me analiza dhe teste të tërthorta të cilësisë së tyre, të certifikuara dhe standartizuara si edhe të sigurojë  bashkëpunime me institucionet qeveritare shqiptare dhe me organizatat e licensimit, në kuadër të garantimit të përgjegjësisë ndaj konsumatorëve, punonjësve dhe mjedisit. Në këtë mënyrë, përmes aktiviteteve të përgjegjësisë sociale, Metani Green sh.p.k. ndërton besueshmërinë, pasuron imazhin e kompanisë, e bën brendin më të fuqishëm, kontribon në përfitim të ndjeshëm afatgjatë, duke kontribuar në përmirësimin e performancës financiare si edhe ndihmon në tërheqjen e klientëve të rinj.

Metani Green është
përgjëgjese ndaj:

MJEDISIT

 

Kompania mundohet ti ofrojë
komunitetit produkte që
krijojnë vlera, një mjedis të
pastër dhe të shëndetshëm,
duke minimizuar efektet
negative, në mënyrë që të
dhurojnë një jetë të gjatë dhe
sa më të shëndetshme.

 STAFIT/PUNONJESVE

Stimulon punonjësit e saj të
ofrojnë rezultate të shkëlqyera.
Ata njihen me vlerat dhe kodet
etike për të qënë të denjë për
kompaninë. Respektimi i personalitetit e
dinjitetit të secilit punonjës
është thelbësor për zhvillimin e
një ambienti pune të bazuar në
besimin reciprok, besnikërinë dhe që
pasurohet nga kontributi i
secilit individ.

 KOMUNITETIT

 

Kompania, synon përfshirjen e
komunitetit në aktivitete, në
segmente të ndryshme të
jetës sociale, me anë të
angazhimit në programe të
posaçme të komunitetit.

Angazhimi ndaj parimeve të përgjegjësisë sociale të korporatës:

  1. Të ndihmuarit e klientëve në përdorimin e produkteve të sigurta dhe efektive të kujdesit shëndetësor. Kompania Metani Green sh.p.k është e angazhuar në ndihmesën e klientëve për menaxhimin e nevojave të tyre, por edhe në administrimin e drejtë të produkteve. Në përmbushje të angazhimit të saj, ajo investon në produkte cilësore dhe të kontrolluara sipas standarteve europiane.
  1. Veprimi në përputhje me kërkesat rregullatore dhe ligjore. Kompania është subjekt i ligjeve dhe rregulloreve të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare të qeverisjes. Mënyra si Metani Green sh.p.k. bën biznes udhëhiqet nga kodi i saj i sjelljes dhe vlerave të korporatave, dhe monitorohet përmes kontrollit të vazhdueshëm.
  1. Demonstrimi i kujdesit ndaj mjedisit Kompania Metani Green sh.p.k përpiqet ti përmbahet praktikave më të mira të distribucionit duke qenë largpamëse ndaj ndikimeve në mjedis. Qëllimi i aktiviteteve mbështetëse të ndërmarra nga Metani Green sh.p.k. në drejtim të mbrojtjes së mjedisit kanë të bëjnë me minimizimin e efekteve negative në mjedis.
  1. Mbrojtja e të drejtave të punonjësve. Respektimi i të drejtave të punonjësve, është një vlerë thelbësore që kompania Metani Green sh.p.k thekson ndaj punonjësve. Kjo përfshin nxitjen e krijimit të një mjedisi ku punonjësit mund të kontribojnë me idetë e tyre, të bëjne pyetje, të ngrenë shqetësime dhe të respektohen për aftësitë e tyre.
  1. Sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm të punës për punonjësit. Kompania Metani Green sh.p.k është e angazhuar në krijimin e një mjedisi që mbështet produktivitetin e punonjësve dhe i mbron ata në punë. Ajo ka një kulturë të fortë të sigurisë në të gjitha veprimet e ndërmarra, dhe në ofrimin e përfitimeve dhe programeve që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve.
  1. Krijimi i partneriteteve efektive të komunitetit. Metani Green sh.p.k. ndikon në komunitet në mënyrë efektive përmes donacioneve, mbështetjes së sektorit përkatës dhe aktiviteteve. Objektivi i kompanisë Metani Green sh.p.k, është që kompania të operojë në mënyrë të përgjegjëshme duke inkurajuar një impakt pozitiv mbi mjedisin, konsumatorët, punonjësit dhe të gjithë pjestarët e sferës publike.