Një furrtar i rritur ka një gjatësi mesatare prej 1,1-1,6 cm, me gjashtë
këmbë, dy antena dhe disa kanë edhe krahë por të paaftë për të fluturuar.
Kanë një ngjyrë nga e kuqja në të zezë me dy vija të errëta paralele në anën shpinore. Furrtarët janë të aftë të fshihen duke e bërë shumë të vështirë ti gjesh ato. Vezët e tyre janë natyralisht të mbrojtura nga shumë lloje insekticidesh.
Pa materiale speciale dhe pa një shërbim të specializuar
është shumë e vështirë të eleminohen furrtarët.
Furrtarët janë shumëngrënës dhe ushqehen me ushqime për njerëzit dhe burime të tjera, si orendi shtëpiake, ngjitës në libra dhe mobiliet.
Ata ndotin ushqimin:
- Duke lënë pështymën dhe jashtëqitje mbi të, dhe nëpërmjet transferimit mekanik të sëmundjeve, të cilat mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi dhe diarre.
- Furrtarët kanë dhe transmetojnë një erë të pakëndshme për shkak të kimikateve të prodhuara nga gjëndrat e barkut.
Ato nxitin edhe alergjitë.
Disa lloje janë të afta të pickojnë e thumbojnë dhe mund të shkaktojnë një reaksion alergjik në personat që lëndohen dhe që janë të ndjeshëm.